Greqi : Shtatë ton perime “helmuese” nga Shqipëria

71

Autoritete portuale kanë sekuestruar një sasi të perimeve me origjinë nga Shqipëria me një peshë totale prej 6,995 kilogramësh, kryer nga inspektorët e ushqimit të Departamentit të Ekonomisë Rurale dhe Veterinarisë së Pireut në bashkëpunim me Qendrën Rajonale për Mbrojtjen e Bimëve, Cilësinë dhe Kontrollin Fitosanitar.

Pas kontrollit nga testimi laboratorik, doli se mbetjet e produkteve për mbrojtjen e bimëve u zbuluan në përqendrime më të larta se nivelet maksimale të lejuara.

Në veçanti u shkatërruan:

-401 Arka prej kartoni specash që peshojnë 4,687 kg,

-250  Arka prej kartoni kungull i njomë që peshojnë 1,751 kg dhe

-67 Arka prej kartoni me domate qershi me peshë 557 kg.

Nuk është hera e parë që perime me sasi helmi te importuara nga Shqipëria sekuestrohen në Greqi