Greqia : 345.4 miliardë euro, borxhi publik ne 6-mujorin e pare te 2018

68

Borxhi publik jo vetem ulet por ka nje rritje. Shifrat jane alarmante dhe shqetesuese. Ne 345.379 miliardë euro ishte borxhi i qeverisë qendrore deri më 30 qershor 2018, krahasuar me 343.740 miliardë euro me 31 mars po te ketij viti.

Kjo shume është si rezultat i të dhënave tremujore të Thesarit të Përgjithshëm të Thesarit mbi evoluimin e borxhit publik.

Mediat vendase theksojne se, më 30 qershor 2018, rezervat e parave të gatshme të qeverisë greke arritën në 13.082 miliardë euro kundrejt 12.328 miliardë euro më 31 mars.

Borxhi i qeverisë qendrore përbëhet nga obligacione dhe letra me vlerë afatshkurtra prej 68,138 miliardë eurosh dhe kredi prej 277,240 miliardë eurosh, nga të cilat 23,450 miliardë euro janë kredi afatshkurtra.