Guardian: Vendet evropiane i rikthejnë refugjatët Greqisë

582

Vendet evropiane do të fillojnë menjëherë procesin e rikthimit të azilkërkuesve në Greqi, vendi i hyrjes së tyre të parë në Bashkimin Evropian, në mënyrë shqyrtimi nëse atyre do t’u japin azil politik në Greqi.

Gjermania, sipas gazetës britanike Guardian, ka bërë tashmë 400 kërkesa rikthimi, ndërsa Mbretëria e Bashkuar, Franca, Holanda dhe Norvegjia kanë kërkuar gjithashtu kthimin e azil kërkuesve në Greqi.

“Procesi burokratik ka filluar dhe ne presim kthimin brenda muajit të ardhshëm, ku do të fillojë me një numër simbolik si një shenjë miqësie me kombet e tjera evropiane. Sigurisht, ne kemi marrë kaq shumë refugjatë, ne kemi qenë nën presion të tillë që të pranonim më shumë ishte absurde nëse nuk ishte tragjike. Nuk e di ku po shkojnë. Mund të jetë në Athinë, mund të jetë në Thiva, pavarësisht kushteve, kushtet do të jenë të mira, ato do të përmirësohen shumë dhe së shpejti do të jenë në përputhje me kriteret e BE-së”, theksoi ministri grek i Politikave për Emigracionin

Gjithashtu ministri grek Mouzalas theksoi se, nuk e di nëse azilkërkuesit që kthehen në Greqi do të jenë në gjendje të ikin po nga Greqia.