Vrasja e Pëllumb Marnikollaj një degjenerim i plotë për drejtësinë greke

Emigracioni Foto e Ditës Kryesore

Me rastin e pervjetorit të vrasjes se shqiptarit në Greqi nga torturat e policisë vendase

Si sot një vit më parë në Athinë, 29 vjeçari nga Shqipëria Pellumb Marinkolaj masakrohet në stacionin e policisë lokale e Ano Patisias, si dhe la frymën e tij të fundit më 3 gusht, në spitali e Kryqit të Kuq, ku ishte transferuar nga stacioni i policisë, por që më parë ishte i detyruar për tu paraqitur një herë në muaj pranë këtij komisariati. Një vit kaloi dhe kjo vrasje po groposet në harresën e përgjithshme, në harresën e 170 emigrantëve të vrarë në këtë vend. Pëllumbi u vra në moshën më të bukur, atij ja morrën jeten se ishte pikërisht shqiptar, për nga realitetit ai është viktima e 99 e policise greke…

Kundër këtij brutalitetit të shtetit të dhunës që përpiqen të dënojnë gjithçka për një heshtje shurdhuese, në një kohë që kujtesa është më e fortë se harresa. Në asnjë rast nuk duhet të mësohemi me vrasje të tilla antinjerëzore dhe erën e vdekjes, as me ndjenjat e apatisë. Por duhet të thyhet frika armiqësore, duke luftuar racizmin,  me solidaritetin tonë. Shoqëria duhet të mbajë qëndrime në këto beteja për tu përplasur çdo ditë me këtë botë të kalbur, aq sa të detyrojë drejtësinë të ndërgjegjësohet përball një shteti ligjor, një shteti të drejtësisë.

Kjo vrasje ka treguar dhe një herë lidhjet e rrjetit dhe institucioneve që operojnë së bashku në alternativë për të mbyllur edhe këtë vrasje. Nga policët që mbulojnë vrasësit kolegët e tyre, mjekët ligjor dhe prokurorët, dhe në fund mediat, të gjithë sëbashku vepruan në fshehtësi për të fshehur një vdekje të dhunshme, me shpresën se ngjarja do të varroset në mefshtësi verën e gushtit të 2016 , ndoshta duke venë bast se i vrari është një emigrant, i varfër dhe kështu mund të varroset e verteta dhe bashkë me të edhe viktima..

Por edhe nëse çështja arrin në gjykatë, gjë që nuk ka për të arritur asnjëherë, rruga e shkelur nuk paraqesin rreziqe për vrasësit. Kjo u pa edhe në gjyqin e vrasjes flagrante të burgosurit Ilia Kareli, derisa mjeku ligjor ka ndryshuar dëshminë e tij, se vdekja ishte për shkak të dobët të zemrës, jo nga dhjetëra goditje në fytyrë dhe trupin e të ndjerit, pas dy orë e gjysmë torturë.

Më vjen keq por duhet ta theksoje se, seksioni i të drejtave të njeriut i SYRIZA-s, që ishte një opozitë e zjarrtë ndaj dhunës policore dhe arbitraritetit, sot mungon nga lajmet në lidhje me rastin e Pëllumb Marnikollaj. Personalisht më kujton në këtë mënyrë edhe një herë se shteti ka vazhduar në këtë dhunë, pavarësisht nga qeverisja e djathtë ose e majtë, por që tregojnë në pushtet brutalizëm dhe i pamëshirshëm.

Në mbyllje theksoj me gojën plot se, vdekja si ai Pëllumb Marnikollaj në stacionet policore nuk janë as të rastit dhe as të paparë në këtë vend. Në vend të kësaj ata ndjekin një politikë shtetërore që kundërshton grupet e dobëta sociale siç janë emigrantët…

Asnjë avokat grek nuk e ka marë përsipër këtë çështje, edhe kur u muarr përsipër u la mënjëanë pasi kështu funksion sitemi në këtë vend, kur ka të bëjë me vrasje të tilla. Aq sa sot, prokuroria ka rikthyer dosjen policisë që të hetojë këtë rast si çështje kriminale, por është nën hetim…Rastësi?

Shteti shqiptar duhet ti kerkoje Greqise hetimn sa më shpejte te kesaj ngjarrje dhe me pas zbardhjen e 170 vrasjeve te tjera.

Kjo vrasje ashtu si edhe 170 rastet e tjera vulos përfundimisht një degjenerim i plotë për drejtësinë greke…që deri më sot nuk ka denuar asnjë vrasës, por a mund të dënoj shteti shtetin në këtë vend kur bëhet fjalë edhe për mekanizmin esaj siç është policia?