IOM: 7.495 refugjatë kanë vdekur në 2016

Emigracioni Kryesore

Raporti paraprak i 2016 jep të dhënat në numrin e përgjithshëm të vdekjeve të emigrantëve dhe refugjatëve që gjatë tre viteve të fundit  ka regjistruar 18. 501, pra rreth 20 të vdekur çdo ditë.

Vdekjet e refugjatëve dhe të emigrantëve në të gjithë botën shënoi një rekord të paparë si asnjëherë tjetër në vitin 2016, ku 7.495 njerëz humbën jetën e tyre, një e treta më e lartë se në vitin 2015, me shumicën dërrmuese të vdekjeve të regjistruara në Mesdhe, njoftoin Organizata Ndërkombëtare për Migrim ( IOM).

Gjithashtu raporti paraprak për 2016  për refugjatët gjatë tre viteve të fundit  ka regjistruar 18. 501, pra rreth 20 të vdekur çdo ditë.

“Këto shifra … janë thjesht tronditëse. Dhe ne besojmë se jemi larg nga regjistrimi i të gjithë viktimave, “tha një deklaratë e Drejtorit të Përgjithshëm i IOM z.William Lacey Swing.

“Ne duhet të lëmë pas periudhën e numërimit, si dhe duhet të veprojmë për të bërë emigracionin ligjor, të sigurt për të gjithë “, shtoi ai.

Në vitin 2016 u regjistrua një total prej 7,495 raste të vdekjeve të emigrantëve, në krahasim me 5.740 që ishte në vitin 2015 dhe 5.267 në vitin 2014.