Ja sa është rritur borxhi i jashtëm për këtë vit

433

borxhi ne focus-3Borxhi i jashtëm i Shqipërisë u rrit gjatë këtij viti me 923 milionë euro, ose 13.9% më shumë se vitin e shkuar. Sipas të dhënave nga Open Data, thotë se në vitin 2015, niveli i borxhit të jashtëm bruto të Shqipërisë ishte rreth 7.6 miliardë euro.

“Nga këto 41% është borxh i qeverisë, 23% investime direkte në formën e huave mes kompanive, 18% borxh nga sektorë të tjerë, 17% borxh i marrë nga bankat dhe 1% nga autoriteti monetar”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Open Data bën me dije se gjatë vitit të shkuar, janë tërhequr nga borxhi i jashtëm 92.23 milionë euro, pjesa më e madhe e të cilave është përdorur për të suportuar buxhetin, përkatësisht 63.69 milionë euro ose 69.1% e totalit të tërhequr.

Ndërkohë, pjesa tjetër është tërhequr nga sektori energjetikës 8.6%, ujësjellës dhe kanalizime 7.8%, transporti 6.4%, infrastruktura 2%, bujqësia 1.9%, shëndetësia 1.2%, administrata shtetërore 1.1%, arsimi dhe strehimi nga 0.8% secila,  zhvillimi rural 0.3% dhe mbrojtja e mjedisit 0.02%.

“Kur rritja e borxhit të jashtëm është shumë më e lartë se rritja e Produktit të Brendshëm Bruto PBB-së, apo investimeve të një vendi, atëherë ajo mund të krijojë probleme në një ekonomi. Kjo problematikë përshkallëzohet në kushtet kur interesat për këtë borxh rriten në mënyrë të ndjeshme”, thuhet më tej.

Gjatë viteve të fundit PBB-ja është rritur me rreth 2-3%, ndërkohë që borxhi i jashtëm është rritur me mesatarisht 18% çdo vit.

/Ora News/