Lazio “blindon” Taren, i ofron rinovimin deri në 2023,

89

Duket se Igli Tare nuk do të shkojë te Milani, por do të qëndrojë në Romë. Drejtori Sportiv i Lazios që u duk i tërhequr nga oferta e Maldinit për t’u bërë pjesë e bordit drejtues të kuqezinjve, në fund duket se do të qëndrojë të bardhekaltrit.

Sipas të përditshmes italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’, presidenti i Lazios, Claudio Lotito i cili u hodh menjëherë në kundërsulm duke i ofruar Tares rinovimin e kontratës deri në vitin 2023.

Por jo vetëm kaq,  gjithnjë sipas ‘La Gazzetta Dello Sport’, rinovimi i kontratës së Tares do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës së tij që dyfishohet e shkon në 2 milionë Euro në vit, e njëjta pagë që iu akordua edhe Simone Inzaghit në momentin që firmosi kontratën e re me Lazion deri në vitin 2021.

Top Channel