Mekanizmi Europian i Stabilitetit (ESM), miraton disbursimin e këstit prej 15 miliardë euro në Greqi

Ekonomi Greqi

Mekanizmi Europian i Stabilitetit (ESM) njoftoi sot se Bordi i Guvernatorëve të ESM-së miratoi Memorandumin Plotësues me Greqinë më 1 gusht 2018 pas përfundimit të procedurave parlamentare kombëtare. Sipas të njëjtit njoftim ne fillim te gushtit  Komisioni Evropian nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit me Greqinë, në emër të ESM-së. Duhet të theksohet se Këshilli Drejtues i ESM tani “hap rrugën për miratimin e këstit të pestë”, i cili do të lirohet në ditët në vijim. Duhet të theksohet se kësti i fundit i programit grek prej 15 miliardë euro do të përdoret në masë të madhe për të krijuar një stok të hollash.