Ndërprerja e aktivitetit futbollistik, FSHF njofton për modifikime të kalendarit

128

FSHF ka njoftuar se do të ketë ndryshime në kalendarin e Kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë. Disa modifikime janë bërë për shkak të ndërprerjes së aktivitetit futbollistik një javë më parë.

Kështu, ndeshjet e e kthimit të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen në 3 prill. Takimet gjysmëfinale do të zhvillohen në 24 dhe 8 maj. Finalja ndërkohë do të zhvillohet ditën e dielë 2 qershor. Për sa i përket Kategorisë Superiore, takimet e planifikuara për tu luajtur në 25 maj do të zhvendosen në 29 maj.