E ardhmja e Wenger te Arsenali do të vendoset pas finales së Kupës

1107

E ardhmja e Arsène Wenger ne krye te Arsenalit do te vendoset pas finales se Kupes se Anglise (27 maj), gjate mbledhjes se keshillit administrativ te klubit, beri te ditur te premten tekniku francez.

“Une besoj se gjithcka do te vendoset pas finales se Kupes (ndaj Celsit)”, deklaroi trajneri 67-vjecar ne nje konference shtypi, i cili eshte nen kontrate deri ne muajin qershor.

“Per momentin, mendoj se duhet te jemi te perqendruar te dielen dhe ne finalen e Kupes”, theksoi Wenger.

Te dielen ndaj Everton ne javen e fundit te Premierliges, Arsenal, aktualisht ne vendin e 5-te, beson ne nje fitore dhe ne nje barazim ose humbje te Liverpool, ose nje humbje te mundshme te Manchester City, per te hyre ne top 4, kualifikues per ne Ligen e Kampioneve sezonin e ardhshem./ATA/

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: