Nesër në hetuesi “ Bosi” i “Mafies së Burgjeve”

53

Ditën e hënë 20/05/2019 në Lukarios së Athinës i ashtuquajturi “bosi” i “Mafies se Burgjeve” Klodian Lekocaj do të dalë përballë hetuesit z. Eftehis Nikopoulos.

Këtë radhë shqiptari do të ketë në mbrojtje edhe avokaten e tij Georgia Pieridou, që sipas tij deri më tani avokatja e tij nuk ka berë asnjë komunikim me të.

Nga burgu Koridallo shqiptari Klodian Lekocaj për Fax News-in thotë se më datën 21/05/2019 ora 9-të do të zhvillohet gjyqi kundër tij me akuzen për vrasjen e avokatit Mihalis Zafeiropoulos në tetor 2017.

43-vjeçari Klodian Lekocaj këmbëngul që në gjyq te jenë të pranishëm edhe përfaqesues të shtetit shqiptar, Theksohet se deri me sot Greqia nuk kanë lejuar asnjë përfaqesues të shtetit shqiptar për të kontaktuar me të dënuarin shqiptar.