“Nga Ambasada nuk na përgjigjet njeri” emigrantët mbesin të bllokuar në palën greke në Kakavijë.

127

Në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë janë bllokuar një grup shqiptarësh të cilët kanë qenë në Greqi për të punuar dhe janë detyruar që të kthehen për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Lajmin e ka konfirmuar për Fax News një nga emigrantët i cili ka thënë se janë rreth 15 persona që janë në pritje, ndërkohë që askush nga ambasada shqiptare nuk ju përgjigjet.

“Jam nga Hasi. Sot që erdhëm na gjobitën në doganën greke dhe më kanë vënë 1200 euro gjobë. Unë e kam kaluar me gjobë, por numri i personave në doganë është më i madh se janë bllokuar.

Më thonë ka kaluar tre mujorshi, por ka kaluar nga ky problem i koronavirusit. Ambasadën e kemi telefonuar dhe nuk na përgjigjet njeri. Ndodhemi të bllokuar një palën greke, deri tani kanë arritur në 15 persona. Ato jnaë bllokuar dhe nuk i lënë që të kalojnë. Asnjë përgjigje nuk ka. Ambasadën e kemi telefonuar nga një javë dhe nuk na përgjigjet.”- tha emigranti.