NGËRÇI POLITIK, KOÇO KOKËDHIMA BOTON LIBËR: SI ZGJIDHET KRIZA

Politika

Biznesmeni i njohur Koço Kokëdhima, njëherazi kreu i partisë Zgjidhja, ka botuar një “manual” për zgjidhjen e krizës politike të thellë në vend.

“Si zgjidhet kriza”, quhet libri i Kokëdhimës, i cili duket se ka gjetur këtë mundësi “të artë”, për të ofruar këshillat e tij thuajse falas, pasi libri jepet po falas së bashku me blerjen në një gazete “Shekulli”.

“Miq të dashur, Zoti Koço Kokëdhima ka botuar librin e tij: Si Zgjidhet Kriza!”, njofton në rrjetet sociale bashkëshortja e tij, Brixhida Kokëdhima.