Nuk perfituan azil, shqiptarët nga Franca e Belgjika rikthehen në Rinas

39

Kërkonin azil! 36 shqiptarë kthehen në Rinas nga Franca e Belgjika

6 shqiptarë janë kthyer në vend pasi kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen apo u është refuzuar azili në Francë dhe Belgjikë.

Sipas njoftimit mësohet se janë riatdhesuar në Shqipëri 31 shqiptarë nga Franca dhe 5 nga Belgjika.

Bëhet e ditur gjithashtu se Policia Kufitare ka forcuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe ka shtuar patrullat në kufirin jeshil për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit .