Përfundoi Samiti mbi emigracionin: Konkluzione të përgjithshme, pa asnjë vendim konkret.

Emigracioni Rajoni

Pa vendime për një qasje të integruar ndaj çështjes së emigracionit, puna e “28” vendeve anëtare te BE në Këshillin Evropian  ka përfunduar.

Sot 28-të vendet arritën në konkluzione të përgjithshme mbi çështjen e migracionit, duke ftuar Parlamentin Evropian dhe Këshillin e BE-së të konsiderojnë si një çështje prioritet propozimet e fundit  për deportimet e emigranteve, nga Organizata Evropiane e Azilit dhe Kufiri Evropian dhe Rojet Bregdetare. Këshilli Evropian vëren se “ndërsa numri i kalimeve ilegale të kufirit në të gjithë BE ka rënë nën  95% që nga tetori i vitit 2015.

Në të njëjtën kohë, Këshilli Evropian thekson rëndësinë e parandalimit të mëtejshëm të emigracionit të paligjshëm dhe rritjes së bashkëpunimit me vendet e origjinës dhe tranzitit, veçanërisht në Afrikën e Veriut, si pjesë e një partneriteti më të gjerë. Gjithashtu thekson se duhet të rritet lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Kjo do të arrihet duke forcuar bashkëpunimin me vendet e treta, duke krijuar një grup veprimi të përbashkët në Qendrën Evropiane të Migracionit të Europol dhe duke monitoruar më mirë rrjetet e komunikimeve elektronike të kontrabandistëve.

Se fundi…Këshilli, i mbështetur nga Komisioni, ftohet për të zhvilluar një grup masash të integruara dhe operacionale për këtë qëllim deri në dhjetor.