Selanik: Takimi sekret mes Kotzias dhe Dimitrov

236

Takimi i ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias me homologun e tij maqedonas, Nikola Dimitrov, mbi zhvillimet në çështjen e emrit të vendit fqinj, u përfundua.

Voria.gr thotë se takimi i dy ministrave u zhvillua në hotelin Pallas të Maqedonisë, edhe pse njoftimi i ministrisë së jashtme nuk përmendi as kohën, as vendin e takimit. Sipas burimeve diplomatike, në Nju Jork, më 17 janar, do të mbahet takimi i ardhshëm i Ombudsmanit të Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, Matthew Nimetz, me negociatorët e Greqisë dhe IRJM-së, ambasadorët Adamantios Vassilakis dhe Vasko Naumovski.