Solidaritet: Turqia dërgon furnizime mjekësore në Itali dhe Spanjë

Aktualitet

Shumë pajisje mjekësore nga Turqia janë dërguar në Itali dhe Spanjë për të luftuar koronavirusin që çdo ditë po shpërthen me më shumë vdekje, janë dy vendet evropiane që janë goditur më rëndë nga pandemia.

Në veçanti, një aeroplan transporti ushtarak turk, që mbante uniforma dhe maska mbrojtëse, si dhe xhel hidro-alkoolikë, u ngrit nga Ankaraja për në Spanjë, nga ku do të shkonte më pas në Itali, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes Turke.

Kjo lëvizje e solidaritetit po ndodh ndërsa vetë Turqia po vuan gjithnjë e më shumë pasojat e pandemisë koronavirus.

Turqia ka regjistruar zyrtarisht rreth 13.500 raste, nga të cilat 2,700 dje, e martë. Gjithsej kanë vdekur 214 njerëz, 46 prej tyre dje, sipas ministrisë së shëndetësisë.