Spanjë : Sekuestrohet nëndetësja me tre ton kokainë

63

Hetuesit kanë gjetur tre tonë kokainë në vlerë prej 100 milion euro, një ngjarje e paparë për Evropën, në vazhdën e “nëndetëses” të kapur në Spanjë, njoftuan autoritetet spanjolle të mërkurën.

Nëndetëse e ngushtë 20 metra e gjatë u zbulua të shtunën në brigjet e Galicia, Spanjën veriperëndimore. Dy persona janë arrestuar. Me ndihmën e zhytësve, policisë iu deshën tre ditë për të nxjerrë në sipërfaqe dhe e çuan në Portin Aldan, afër Vigo. Atje, gjetën brenda 152 pako me drogë. Guvernatori i zonës Javier Losanda de Attiathu njoftoi se në nëndetëse u zbuluan 3 ton kokainë me një vlerë të vlerësuar “100 milion euro”.

Dyqind e dyzet burra ishin të nevojshëm për të kapur “nëndetsen”, e cila përfshinte policinë nga Spanja, Portugalia, Britania, SHBA dhe Brazili, tha Losanda .