Termeti: Batalioni i Mbështetjes Rajonale në ndihmë të banorëve të dëmtuar nga tërmeti

55

Si pasojë e emergjencës civile të krijuar nga tërmeti i pasdites së sotme, i cili tronditi vendin tonë e në mënyrë të veçantë Durrësin dhe Tiranën, Batalioni i Mbështetjes Rajonale në Komandën Mbështetëse është në gjendje gatishmërie dhe ka punuar përgjatë gjithë natës për strehimin në çadra të qytetarëve të mbetur jashtë, si pasojë e dëmtimit të banesave.

Në bashkëpunim me Zyrën e Emergjencave Civile të qarkut Tiranë dhe Durrës janë ngritur: në Tiranë 2 qendra kampingu përkatësisht në stadiumin Dinamo dhe Liqenin e Thatë dhe 1 qendër në qytetin e Durrësit.

Si pasojë e vazhdimit të lëkundjeve të tërmetit edhe gjatë natës me frekuenca më të dobëta, por gjithsesi të ndjeshme nga të gjithë banorët e zonave të prekura. Këto kampe janë të një rëndësie të veçantë për strehimin e njerëzve të mbetur jashtë, shtëpitë e të cilëve kanë pësuar krisje e çarje muresh dhe paraqesin rrezik serioz për shembje.

Deri tani janë ngritur 13 çadra në Tiranë dhe 2 çadra të mëdha në Durrës. 

Batalioni i Mbështetjes Rajonale është në gatishmëri të plotë dhe vijon punën në mbeshtetje të komunitetit civil në ngritjen e çadrave të tjera, për strehimin e popullsisë në nevojë.