Tjetër përleshje e përgjakshme në burgun e Korydallos me tre të plagosur

50

Greqi /  Nuk kanë të pushuar episodet shpërthyese në burgjet greke. Nëse dje u vra nga dhuna një grek 44-vjeçar, sot në mbrëmje në orën 17.00 një tjetër përleshje e përgjakshme është zhvilluar në godinën “A” në burgun më problematik të vendit të Korydallos.

Janë të burgosurit nga Algjeria, Afganistani dhe Gjeorgjia janë përfshinë në përleshje me thika, duke rezultuar në dëmtimin e tre prej tyre në spitalin e burgut. Me ndërhyrjen e gardianëve është rivendosur plotësisht regulli në burgun e Korydallos, sipas Ministrisë së Drejtësisë, dhe po bëhen kontrolle në qelitë e të burgosurve për gjetjen e sendeve te improvizuara në thika etj.