Greqi : Arrestohet shoferi shqiptar pasi aksidentoi për vdekje fëmijën dhe braktisi atë.

Greqi

Ngjarrja ka ndodhur sot në Korinth rreth orës 18.00 të ditës së sotme. Shoferi shqiptar 55-vjeçar B. J, nga Vlora edhe ky banues po në periferi të këtij qyteti ne Ksiloqereza ka goditur për vdekje një fëmijë grek 15-vjeçar, i cili ishte duke ecur ne një rrugë jo kryesore dhe më pas e ka braktisur atë. Policia greke pak më parë e ka arrestuar atë, ndërsa fëmija i vdekur eshte shoqeruar për në spital nga një vajzë shqiptare.