UNHCR-ja: 68.5 milion refugjatë të zhvendosur në vitin 2017… 52% ishin femije

37

 

Sipas raportit vjetor të UNHCR-së: 68.5 milionë refugjatë dhe persona jane zhvendosur në vitin 2017, mbi gjysma ishin fëmijë.

– Një person çdo 2 sekonda detyrohet të largohet nga shtëpia.

– 25.4 milion në total janë refugjatë që kanë lënë vendin e tyre për shkak të konflikteve dhe përndjekjeve.

– 2.9 milion refugjatë më shumë nga 2016, rritje rekord në vetëm një vit.

Në kundërshtim me atë që besohet, 85% e refugjatëve mbeten në vendet në zhvillim. Shumica e tyre janë tashmë shumë të varfër dhe nuk janë në gjendje të ofrojnë ndihmë edhe për refugjatët. Katër nga pesë refugjatë mbeten në vendet pranë tyre.

Pothuajse dy të tretat e atyre që janë të detyruar të ikin, janë zhvendosur diku tjetër në vendin e tyre. Më shumë se një e pesta e refugjatëve janë palestinezë dhe shumica e të tjerëve vijnë nga vetëm pesë vende: Siria, Afganistani, Sudani i Jugut, Mianmar dhe Somalia.

Vendet kryesore të origjinës së refugjatëve

Një nga elementët më të rëndësishëm të zbuluar nga studimi është se popullsia e zhvendosur në mbarë botën është e re – 52% ishin fëmijë, 138,700 prej të cilëve janë të pashoqëruar ose të ndarë nga familjet e tyre. Numri i vendeve që strehojnë popullata të mëdha refugjatësh është gjithashtu relativisht i vogël. Turqia është vendi i parë në botë qe ka marrë refugjatë në numër absolut (3.5 milionë refugjatë) kryesisht nga Siria. Ndërsa Libani pret numrin më të madh të refugjatëve (rreth 1 milion) në raport me popullsinë e saj, një në gjashtë vetë është refugjat. Në total, 63% e të gjithë refugjatëve janë në vetëm 10 vende.

 /Focus News/