Mijëra njerëz në rrugët e Sao Paulos kundër masave shtrënguese

Bota

Mijëra brazilianë sot demonstruan në São Paulo si pjesë e një dite të mobilizimit kombëtar kundër masave shtrënguese të qeverisë, veçanërisht të ligjit të ri të marrëdhënieve të punës që do të hyjë në fuqi nga nesër.

Protestuesit gjithashtu protestojnë kundër një projektligji mbi pensionet dhe kundër planeve të privatizimit të njoftuara kohët e fundit nga presidenti konservator Mishel Temer.

Mobilizimet, të bëra me iniciativën e sindikatave më të mëdha në vend, priten më vonë sot në qytete të tjera të vendit, veçanërisht në Rio de Janeiro dhe kryeqytetin e Brazilit, Brasilia.

Qeveria e presidentit konservator Mishel Temer vitin e kaluar zbatoi një sërë masash shtrënguese në një përpjekje për të menaxhuar deficitin publik astronomik