Vangjel Dule: Kryepeshkopi, së shpejti shqiptar

716

dule i vogelKryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, shpreson që shumë shpejt kryepeshkopi Anastas Janullatos të marrë nënshtetësinë shqiptare. Duke folur për revistën Java, ai tha: “Në aktivitetin dhe misionin e tij, të djeshëm dhe të sotëm, objekt i paragjykimeve nuk ka qenë figura e tij, që për shkak të përmasës ndërkombëtare, është i imunizuar nga gjëra të tilla. Ka vetëm segmente të caktuara që shpesh nga padija, e më pak nga ligësia, që në fakt nuk sulmojnë kryepeshkopin, por synojnë të vënë mina njerëzore në harmoninë tonë të mrekullueshme fetare. Sot më pak, por me siguri nesër më shumë, njerëzit që do të flasin për historinë, do të gjykojnë se varësisht veprës së tij, për kryepeshkopin do të flitet edhe si një shqiptar që do Shqipërinë. T’ju bëj një krahasim: pak kohë më parë Turqia i ofroi shtetësinë turke një numri të madh klerikësh ortodoksë nga e gjithë bota. Shpresoj që një gjë e tillë, shtetësia shqiptare, t’i jepet edhe kryepeshkopit Anastas. Si një e vërtetë reale dhe shumëvjeçare tashmë. Si një realitet që është i pandryshueshëm, si një marrëdhënie reciproke dashurie”.

dule i madh