Vdes 39-vjeçari Nelsan Ellis, ylli i ”True Blood”

Kulture

Nelsan Ellis, i njohur më së miri për rolin e Lafayette Reynolds në serialin amerikan “True Blood” vdiq në moshën 39-vjeçare, njoftoi televizioni HBO.

“Jemi jashtëzakonisht të trishtuar kur u njoftuam për vdekjen e Nelsan Ellis”, tha ky televizion.

Emily Gerson Sianes, menaxherja e Ellis tha për ”The Hollywood Reporter” se Nelsan vdiq pas komplikimeve në zemër.

Aktori i lindur në Ilinois mori pjesë në të shtatë seritë e “True Blood”.

Ai pati role edhe te filmet e njohur si “The Help” (2011) dhe “Elementary”