Visegrad: Po anëtarësimi i Maqedonisë veriore dhe Shqipërisë në BE

53

Një lajm i mire vjen për Shqipërinë

Krerët e qeverive të katër vendeve të Grupit të Vishegradit (Republika Czecheke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia) u takuan në një samit në Pragë me homologët e tyre nga pesë vende të Ballkanit (Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Maqedonia Veriore, Mali Zi dhe Serbia )

Mbështetja e tyre për rrugën e pranimit të Maqedonisë Veriore dhe të Shqipërisë u shpreh sot të enjten nga Blloku i katër vendeve të Grupit të Visegrad, duke theksuar se të dy vendet duhet të fillojnë negociatat e pranimit këtë vit.

“Grupi i Vishegradit mbështet plotësisht fillimin e negociatave këtë vit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë,”  tha Kryeministri Sllovak Peter Pellegrini para gazetarëve pasi u mbyll seanca.

Në një deklaratë të përbashkët, vendet e këtij grupi gjithashtu i bënë thirrje BE të shpejtojë bisedimet me Malin e Zi dhe Serbinë.

“Bashkimi i Evropës nuk do të jetë i plotë derisa të gjitha vendet e Ballkanit të bashkohen me procesin e integrimit evropian,” tha kryeministri çek Andrei Babis.

“Zgjerimi i BE-së është mënyra më efektive për të arritur stabilitetin, sigurinë, demokracinë dhe prosperitetin në Ballkan,” shtoi ai.

Në qershor, Bashkimi Evropian vendosi të shtyjë për tetor vendimin e saj për fillimin ose jo fillimin e negociatave të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë.

Shumica e Shteteve Anëtare janë të gatshme të fillojnë negociatat me këto vende, pasi të dy vendet kandidate i plotësojnë të gjitha kërkesat, por Franca, Hollanda dhe Danimarka po pengojnë procesin e pranimit. Gjermania gjithashtu ka rezerva, raportojne mediat greke