Vlerat “magjike” të mjaltit dhe kanellës

685

Një nga kombinimet më të fuqishme të vlerave është ai i mjaltit me kanellën. Ato janë dy ushqime të shëndetshme që përmbajnë vitamina dhe minerale që na ndihmojmë të kemi një shëndet të mirë. Mjalti dhe kanella përmbajnë proteina, fibër, sheqerna, vitamina dhe minerale.

Kanella ka një nivel shumë të ulët të yndyrës. Të dyja kanë në përmbajtjen e tyre kalcium, hekur, kalium, magnez, fosfor dhe zink. Sa i përket vitaminave, tek mjalti dhe kanella mund të gjejmë vitaminën C, B-6, folatin, niacinën dhe riboflavinën. Kanella ka gjithashtu vitamina A, E, D dhe K.

Mjalti dhe kanella mund të përdoren duke i trazuar bashkë në raportin 1 lugë gjelle mjaltë dhe 1 lugë çaji kanellë të bluar. Një lugë e tillë mjalti me kanellë mund të konsumohet në mëngjes dhe në mbrëmje ose në formën e çajit duke shtuar ujë të ngrohtë shkruan agroweb.org.

Vlerat shëndetësore të Mjaltit dhe Kanellës

Sistemi imunitar: Peltja prej mjalti dhe kanelle është shumë e mirë për të fuqizuar sistemin imunitar, eliminuar lodhjen kronike dhe madje edhe për jetëgjatësinë. Ky kombinim përdoret për të kuruar të ftohtin dhe virozat. Fuqia e tij vjen edhe nga antioksidantët që gjenden si tek mjalti ashtu edhe tek kanella. Të dyja së bashku luftojnë radikalet e lira që gjenden në sistemet dhe organet e trupit.

Diabeti: Kanella përban antioksidantë që kanë një efekt të ngjashëm me atë të insulinës. Kjo do të thotë që antioksidantët shtyjnë glukozën jashtë gjakut dhe drejt e tek qelizat ku glukoza mund të shërbejë si burim funksional energjie.

Energjia, një burim i pastër i sheqerit natyral nuk shkakton luhatjet e sheqernave në gjak. Kanella dhe mjalti i tregojnë rrugën glukozës që t’i bëjë trupit mirë dhe ofrojnë një përmirësim të ndjeshëm në menaxhimin e diabetit të tipit

Pickimet e insekteve: Një nga përfitimet e kombinimit të mjaltit dhe kanellës është lehtësimi nga pickimet e insekteve. Kanella është një substancë anti-inflamatore. Mjalti është përbërësi antiseptik dhe terapeutik i shumë produkteve kozmetike. Ja përse kombinimi i të dyve jep rezultat ndaj të gjitha irritimeve të lëkurës dhe pickimeve dhe në të njëjtën kohë parandalon formimin e infeksioneve.

Tretja: Mjalti dhe kanella ndihmojnë në shëndetin dhe funksionimin e sistemit tretës. Të dyja shuajnë gazrat nga stomaku dhe zorrët dhe shërojnë stomakun e lënduar, infeksionet e fshikëzës së urinës dhe zbusin fryrjet. Konsumimi i rregullt i kanellës me mjaltin do t’ju dhurojë një tretje të shëndetshme që në vetvete përbën hapin kryesor për mbrojtjen e sistemit në tërësi nga një sërë sëmundjesh.

Artriti: Mjalti dhe kanella mund të përdoren së bashku edhe për të lehtësuar dhimbjet nga artiti. Konsumimi i rregullt i kësaj përzierje magjike mban kockat shëndetplotë dhe zbut dhimbjet e kyceve. Mjaltin dhe kanellën mund ta përzieni me ujë të vakët dhe të përfitoni të njëjtat rezultate fantastike.

Kujdesi për lëkurën: Lëkura është një nga përfitueset e mjaltit dhe kanellës. Një aplikim i thjeshtë i pastës magjike mund të trajtojë infeksionet më minimale apo edhe puçrrat. Mjalti dhe kanella së bashku mund të përhapen mbi plagë, apo thjesht në lëkurë. Vlerat e tyre anti inflamatore, antiseptike dhe antioksidante minimizojnë shfaqjen e problemeve të lëkurës që kanë lidhje me moshën apo edhe rrudhat. Mjalti dhe kanella zvogëlojnë ndikimin e radikaleve të lira në lëkurë.

Çrregullimet e zemrës: Mjalti dhe kanella përdoren për të ulur nivelet e kolesterolit, që do të thotë se ato i japin një mburojë të madhe zemrës duke garantuar shëndetin e saj. Kolesteroli i keq mund të çojë në shfaqjen e arteriosklerozës apo trashjes së mureve të enëve të gjakut dhe arterieve. Kjo rrit edhe shanset e goditjes nga një atak në zemër. Përzierja e mjaltit dhe kanellës me ujë të vakët është një aleat i njerëzve që duan të bien në peshë. Si cdo mjet tjetër që të vjen në ndihmë në betejën kundër mbipeshës, edhe mjalti me kanellën japin rezultat nëse kombinohen me një dietë të kontrolluar dhe stërvitje. Mjalti dhe kanella ushqejnë flokët, i mbrojnë ato nga rënia, dhe stimulojnë rritjen e tyre. Të dy këto produkte mund të përdoren individualisht edhe për higjenën orale, në heqjen e erës së keqe të gojës apo për të lehtësuar dhimbjet e dhëmbit. /Shekulli/