​Akuzohet për abuzim, reagon Maradona

3665

Telashe të reja për Diego Armando Maradona-n. “El Pibe De Oro” është akuzuar nga gazetarja Katerina Nadolskaya për tentativë abuzimi, një ngjarje kjo që mendohet se ka ndodhur gjatë qëndrimit të tij në St. Petersburg ku u luajt finalja e Kupës së Konfederatave.

Në një rrëfim për të përditshmen “El Mundo”, Nadolskaya ka treguar se Maradona tentoi ta zhvishte në momentin që ai e takoi në një dhomë hoteli për të dhënë një intervistë.

Gazetarja ruse shkoi edhe më tej dhe shtoi disa detaje të reja duke thënë se Maradona nisi të bërtasë në momentin kur pa zemërimin e saj në tentativën e tij për ngacmim seksual shkruan kosovapress. Por përfaqësuesit ligjorë të Maradona-s reaguan menjëherë duke përgënjeshtruar me forcë këtë histori të gazetares.

Sipas tyre, ishte vetë Nadolskaya që nisi të zhvishej përpara se ta largonin nga dhoma. Kjo ngjarje që nuk ishte aspak e qartë, ndodhi pikërisht në prag të udhëtimit të Maradona-s në Napoli ku ai do të marrë titullin “Qytetar Nderi”.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: