Zv.Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ilir Marko ka pritur në një takim delegacionin e Zyrës së Policisë Federale të Zvicrës i cili kryesohej nga Drejtori i Zyrës së Policisë Federale të Zvicrë s, znj.Nicoletta Della Valle dhe Ambasadori i Zvicrës, z. Christoph Graf.
Në qendër të bisedimeve mes zyrtarëve të lartë ka qenë lufta ndaj terrorizmit si dhe çështja e emigrantëve. Zv.Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ilir Marko njohu znj. Nicoletta Della Valle me disa nga hapat e ndërmarra nga qeveria në luftën ndaj terrorizmit. Z.Markokërkoi një bashkëpunim më të ngushtë me delegacionin e Zyrës së Policisë Federale të Zvicrës. Zv.Ministri i Punëve të Brendshme vlerësoi si shumë të rëndësishëm kapërcimin e barrierave burokratike në shkëmbimin e informacionit.
Drejtori i Zyrë s së Policisë Federale të Zvicrës, znj.Nicoletta Della Valle deklaroi se për të patur rezultate është e domosdoshme që të ketë bashkëpunim mes dy policive. Znj. Nicoletta Della Valle theksoi se Zvicra është duke hartuar një plan strategjik për luftën kundër terrorizmit duke shtuar se nga strukturat shtetërore është duke u punuar shumë fort për të mos lejuar radikalizimin. Një tjetër çështje e diskutuar në këtë takim ishte dhe ajo e emigrantëve. Zv.Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ilir Marko informoi znj. Della Valle mbi masat që ka marrë Policia Shqiptare në forcimin e kufijve. Drejtori i Zyrës së Policisë Federale të Zvicrësthase është shumë e rëndësishme regjistrimi dhe marrja e gjurmëve të gishtave për të gjithë emigrantët si një masë mbrojtëse ndaj rrezikut të terrorizmit