Marrëveshja për varrezat, media greke: Të hënën do të fillojnë gërmimet

871

Mediat greke kanë raportuar se të hënën do të fillojnë gërmimet për varrezat në vendet ku u varrosën qindra ushtarë grek. Gërmimet do të zhvillohen në përputhje me marrëveshjen e 2009.

Gërmimet do të fillojnë në Fushën e Dragotit dhe do të ketë ekspertë nga dy vendet. Sipas mediave greke vlerësohen të jenë varrosur rreth 6800 ushtarë. Sipas marrëveshjes paraprake, në varreza do të vendoset mbi çdo varr një kryq ose një simbol kombëtar me përmasa të përcaktuara. Në rastet që nuk do të ketë identifikim të eshtrave, ato do të vendosen në formatin mural pa emërtim.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: