Pas paktit Rama-Basha dhe heqjes së çadrës së protestës pas 3 muajsh në bulevard, kryeministri Edi Rama njofton rikthimin e jetës normale.
Me një postim ironizues në profilin e tij në rrjetin sicoal “Facebook”, kreu i qeversë shkruan se pas Vetingut do vijë edhe rritja e metejshme e ekonomise, kurse për çadrën thotë se tashmë jepet me qira.
Postimi i Ramës
Me këtë kartolinë ekskluzive ju uroj gjithë qytetarëve e vizitorëve të Tiranës sot, hapjen e bulevardit ku rikthehet jeta normale.
Tanimë është hapur edhe rruga e Vetingut për të cilin luftuam aq fort së bashku dhe duke uruar një ditë të mbarë për të gjithë, ju siguroj se siç luftuam e fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për rritjen e mëtejshme të ekonomisë e punësimit.