“Skllaveria” moderne merr fund pas 14 vjetësh, rifillojnë negociatat për pensionet e shqiptarve në Greqi

Aktualitet

“Më në fund lindi Dielli edhe për shqiptarët që personaliteti , mundi dhe djersa që kanë derdhur për 30 vjet të kurorezohet me sukses. Gjithashtu urime dhe respekte për Zonjën ambasadore që është pozicionuar në krah të emigrantëve , si ambasadore, si grua e mençur , si gruaja për bashkshortin, si motra për vëllain dhe si shqiptari për shqiptarin . Ju faleminderit nga Shqipëria jonë e vogël por me zemer të madhe”.

Eshtë një nga dhjetra komente të bashkëatdhetarve tanë lidhur me fillimin e negociatave midis dy vendeve tona për njohjen e pjeseshme te pensioneve te shqiptarve ne Greqi.

Por…

Duhet të kalonin 14 vite që dy vendet te uleshin përsëri për të çuar më tej negociatat për njohjen e pensioneve të shqiptarve në Greqi. Në Tetor 2008 në Athinë në Ministrine Punës ( ish-godina e vjetër, foto) u ulën për të parën here për bisedime lidhur me këtë problem ne range drejtorish. Në atë kohë ish-drejtoresha Evelina Koldashi parashtroi kërkesën e pales shqiptare kolegës së saj, por në atë kohë drejtuesit e Sigurimeve Shqoqërore (IKA) thanë se duhet shumë kohë që të nisim negociatat teknike për një marrëveshje të tillë, edhe pse në parim ishin “ok” për të patur marveshje.

Sot pas 14-vitesh ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi Znj. Lulela Hadaraga Gila, pas 14 vitesh bëri të mundur rifillim e negociatave për pensionet. Nga ana e saj kjo zonjë kishte kishte bërë një premtim publik për njohjen e pensioneve dhe këtë e bëri realitet, bëri që shqiptarët në Greqi të jenë të vleresuar .

Fillimi i negociatave midis dy vendeve është një sukses për shqiptarët në Greqi. Më në fund merr fund padrejtësia dhe emigrantët do të marrin atë që u takon, mundin dhe djersën e tyre. Theksojme edhe njëherë se 300 mije shqiptare janë pranë njohjes së kontributeve të tyre, njohjes së pensioneve.

Filimi i diskutimet teknike lidhur me sistemet e sigurimeve shoqërore të të dy vendeve është një synim forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurimeve.

Ne mbyllje, Shqiptaret në Institucionin e Sigurimeve Shoqerore (IKA) perbejne 59.45% , ndersa 50.55% e perbejne 120 komunitetet e tjera te emigranteve. Keto janë të dhënat nga studimi për higjenën e emigrantëve në Greqi, kryer nga MIGHEALTHNET: Information network on good practice in health care for migrants and minorities (2006)