Qeveria greke në shërbim të popullit: U jep nga 250 € qytetarëve në nevojë

Greqi

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar një sërë masash që do të ndërmerren për të ndihmuar qytetarët që rrezikohen nga kriza energjitike dhe rritja e çmimeve. Sipas mediave greke në dhjetor do të jepet sërish një kompensim prej 250 euro për 2.3 milionë qytetarë më të rrezikuar.

Gjithashtu, në datën 1.1.23 do të rriten edhe pensionet dhe këtu përfitojnë mbi 1.5 milionë pensionistë. Njëkohësisht, kryeministri bëri të ditur se në janar nis diskutimi për një rritje të re të pagave minimale të sektorit privat.

Disa prej maasave të shpallura, në fushën e punës dhe sigurimeve, janë si më poshtë:

Në vitin 2023 fiksohet ulja me tre njësi e kontributeve të sigurimit. Kjo rrit të ardhurat e 2.2 milionë punëtorëve.

Me vitin e ri nis procedura për rregullimin e pagës minimale.

Programi i strehimit: Veçanërisht për çiftet e reja. Një program me vlerë 1.8 miliardë euro, i cili do t’u drejtohet mbi 100 mijë përfituesve. Synohet që 10 mijë qytetarë deri në 39 vjeç të sigurojnë kredi me interes minimal ose zero. Çiftet do të mund të paguajnë deri në 275 euro në muaj, shumë më pak se qiraja.