31 vjet burg gruas së ambasadorit grek në Brazil për vrasjen e tij

Bota

Trupi i ambasadorit grek u gjet në bagazhin e makinës së tij të djegur në Rio de Janeiro. I dashuri i gruas se ambasadorit Oliveira, oficer policie pranoi krimin dhe po vuan një dënim 22-vjeçar.

Trupi i ambasadorit grek u gjet në bagazhin e makinës së tij të djegur në Rio de Janeiro.

Gruaja braziliane e ambasadorit grek në Brazil, Kyriakos Amoridis, u dënua me 31 vjet burg për vrasjen e tij në fund të dhjetorit 2016, transmetuar nga BBC.

Gruaja e tij, Françoise de Souza Oliveira, kishte një lidhje me oficerin e policisë Sergio Gomez, i cili kishte pranuar se kishte vrarë diplomatin grek nën drejtimin e saj dhe aktualisht është në burg, duke vuajtur një dënim 22-vjeçar.

Një burrë tjetër, një i afërm i Gomez, Eduardo Moreira Tendeski de Melo, u shpall i pafajshëm, por tashmë ka kaluar një vit në burg për ndihmënqë dha për të fshehur trupin e ambasadorit grek. Kyriakos Amoridis, 59 vjeç, kishte shërbyer si konsull i Greqisë në Rio de Janeiro nga 2001 deri në 2004, dhe ishte kthyer në Brazil si ambasador vitin kur u vra.

Gruaja e atëhershme 40-vjeçare e ambasadorit dhe e dashuri i saj 29-vjeçarit ishin arrestuar që në fillim pasi ishin dhe të dyshuarit kryesorë për vrasjen e ambasadorit.