Spiderman donte të imitonte një shqiptar i kërkuar për grabitje.
34-vjeçari është lokalizuar në një hotel në portin më të madh të vendit, në rrugën Themistokleous, nga oficerët e Policisë së Sigurimit të Pireut. Ndaj tij ishte dhënë një urdhër arresti për një grabitje që kreu korrikun e kaluar në Exarchia në Athinë. 34-vjeçari kishte rrëmbyer rreth një mijë euro nga një klient në një lokal dhe ishte zhdukur.
Autoritetet mundën ta identifikonin dhe ishin në kërkim të tij. Informacioni që ka mbërritur në policinë e Pireut ka çuar policinë drejt hotelit. Forcat u futën me shpejtësi dhe tentuan të vënë në pranga të riun. Por ai ishte i vendosur që të ikte dhe nuk ishte aspak bashkëpunues.
Sapo vuri re policët, të cilët kishin shkuar në vendngjarje si dhe motoçiklistët e ekipit të DI.AS, si një tjetër “Spiderman” tentoi të arratisej nga dritarja e hotelit. Por policia e kapi dhe e prangos. 34-vjeçari është dërguar në hetuesi për të ekzekutuar urdhrin e arrestit ndaj tij.
Burimi: zougla.gr