Kjo shifër zyrtare ka dalë nga Ministria e Brendshme, e cila ka publikuar statistikat për emigracionin e ligjshëm shqiptar në Greqi në prill të vitit 2016. Sipas Ministrisë së Brendshme, numri i emigrantëve të ligjshëm nga Shqipëria është 378,023.
Në detaje, të dhënat për emigrantët shqiptar në Greqi
Leja e qëndrimit për punësim për burrat është 31.385, ndërsa për gratë 10.446 .Gjithsej 41.831.
Llojet e tjera të lejeve të qëndrimit (banor afatgjatë, dekadë, të pacaktuar, certifikatë të veçantë, gruaja e dytë e shtetasit grek, arsye të jashtëzakonshme etj.) burrat 113,773 dhe gratë 62,601. Gjithsej 176,374 shqiptar.
Bashkim familjar, burra 66.105 dhe 102.453.Gjithsej 168.558
Studime, djem 98 dhe vajza 162 Gjithësej 260
Në total emigrantë nga Shqipëria
Burra 211.361 dhe gra 175.662. Gjithsej 387,023
Në të gjithë territorin grek, emigrantët e ligjshëm të të gjitha kombësive janë
Burra 290.044 dhe Gra 267.432. Gjithsej 557.476 emigrantë
Nga statistikat e mësipërme duket se emigrantët ligjorë shqiptarë përbëjnë 70% të totalit të emigrantëve legalë që jetojnë në Greqi.