Sot në burgun e Shënkollit në Lezhë ka humbur jetën 55-vjeçari, Azem Dauti, i cili është dërguar në spital pa shenja jete.
Trupi i viktimës më pas është dërguar në morg dhe pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Rreth 200 të burgosur të cilët kanë probleme të shëndetit mendor qëndrojnë në burgun e Shënkollit, i cili është burg i përkohshëm për të dënuarit me probleme mendore