“Caro Presidente”, Meloni i kthen përgjigje Sali Berishës: Ju siguroj mbështjeten maksimale

128

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar letrën që kryeministrja e ardhshme e Italisë, Giorgia Meloni i ka dërguar.

Në letrën e dërguar Meloni i ka kthyer përgjigje Berishës duke i shprehur mbështetjen maksimale që qeveria e cila ajo do të drejtojë do të ketë për Partinë Demokratike.

Ajo ka theksuar se afërsia me partinë që Berisha drejton është tepër e rëndësishme dhe forcimi i miqësisë mes dy popujve është thelbësore.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Më poshtë keni një letër të Kryeministres së ardhshme të Italisë, Giorgia Meloni, e cila ktheu në pushtet forcat e djathta konsevatore, aleatë të natyrshëm të mitë, Partisë Demokratike dhe popullit shqiptar. sb

I dashur President,

Ju falenderoj sinqerisht për mesazhin që më keni dërguar.

Shpresa ime është që fitorja e “Vëllezërve të Italisë” dhe e qendrës së djathtë të mos jetë vetëm përgjigja më efektive e mundshme ndaj nevojave të italianëve, por  shenjë shprese dhe inkurajimi për të gjitha partitë dhe lëvizjet konservatore në Evropë që të mos ndalen kurrë së luftuari për vlerat tona të përbashkëta.

Në këtë kuptim, afërsia me partinë tuaj është historike, dhe për ne shumë e rëndësishme,  ashtu sië është thelbësore të forcohet miqësia midis popujve tanë dhe të mbështetet sa mirë rruga evropiane të Shqipërisë. Për këtë pikë të fundit, mund t’ju siguroj vetëm mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme italiane.

Me përzemërsi të ngrohtë, Giorgia Meloni.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: