Kryebashkiaku Erion Veliaj ka rikthyer shpërblimin 5 mijë lekë për të sapolindurit në Tiranë, një traditë të vendosur nga Edi Rama gjatë kohës që ishte kryebashkiak.
“Duam të ritkhejmë traditën e Edi Ramës për të diskutuar buxhetin. Kjo bëhet më e domosdoshme tani që Tirana është zgjeruar në 1 mijë KM katror. Sot ne do bëjmë një udhëtim në 24 stacione, ashtu si në fushatë programi ishte specifik, duam që edhe ato para modeste, sepse e kemi gjetur për turp e faqe të zezë buxhetin, të jetë specifik për secilën njësi. Duhet të bëjmë të njëjëtn gjë për buxhetin, të marim bekimin tuaj. Më mirë i marim bashkë këto vendime, se sa disa burokratë në bashki që marin vendime pa lidhje me realitetin”, tha Veliaj.