Disa pasqyrime të politikës shqipëtare

Politika

fane profilFane S. TARIFA   /  A ka konformizëm ?  Sigurisht që ka dhe me shumicë ! Ka tek ata që më së shumti e urojnë servilizmin se me të mbijetojnë , por ka edhe tek ata që respektojnë ligjet në mënyrë strikte.

A ka Eklektizëm ?

Ka, sidomos tek njerëzit pa principe që i transformojnë idetë si kameleoni.

A ka Sektarizem ?

Ka me shumicë tek ata që nuk arrijnë të gjejnë dritaret e së vërtetës, tek ata që janë të zhgënjyer dhe hutohen e çoroditen nga realiteti .

A ka Anarkizem?

Ka sepse jo të gjithë e shohin saktë realitetin.

Ata që kanë pësuar dështime dhe zhgënjime, por që nuk arrijë të gjejnë arsyet e dobësive të veta, janë bastioni më i drejtpërdrejtë i anarkizmit.

Urimi!

Urojmë që ndër Ne të mos ketë edhe Terrorizëm , sepse nuk kemi prirje as përvojë, as formim e kulturë për një gjë të tillë.

Nga brezi i ri po formëzohet një e ardhme më e mirë dhe në luftën ndaj të keqes, Ne brezi i vjetër të mos ndalemi por t’u çelim të rinjve dritat e diturisë…