Super armë moderne në botën e shërbimit të fshehtë informativ në mbarë botën

Shkence

Roland BADENI  /  Valixhet ose Vanet përgjuese kanë dhënë kontributin e tyre në asgjësimin dhe zhdukjen e një numri të madh organizatash, apo personave terroriste të angazhuar në krime të ndryshme.
Eshtë vlerësuar si një super armë moderne në botën e shërbimit të fshehtë informativ mbarë botërore.
Kjo realizohet nëpërmjet komunikimit të telefonave dhe monitorimit të tyre në bashkëpunim me teknologjinë e fundit ,e cila hynë në heshtje në linjën e personit, i cili është në vëzhgim e sipër. Kjo realizohet nëpërmjet programeve të veçanta dhe paisjeve të teknologjisë së lartë e kombinuar me super komjuter. Janë sisteme të lëvizshme që vendosen në vende kyçe, që kanë mundësinë teknologjike, jo vetëm të regjistrojnë 15.000 thirje telefonike për njëherë dhe biseda të kryera  në një distancë deri në 12 milje, por disa modele kanë dhe disa karakteristika të veçanta, si per shembull, skanimin e zerit te personit qe pergjohet por dhe ndjeken termike (qe bazohet ne ndryshimin e temeraturave te objektivit) do me thene veshtrohet dhe levizja e personit apo e personave brenda nje ndertese.foto ne focus