SHBA – Hillary Clinton merret në pyetje nga FBI-ja

Bota

CLINTON NE FOCUS-2Kandidatja demokrate për presidencialet amerikane, Hillary Clinton i dorëzoi dje në mëngjes hetuesve të Policisë Federale, FBI-së dëshminë e saj në lidhje me përdorimin e postës private elektronike ndërsa mbante postin e Sekretares amerikane të Shtetit.

Clinton shfaqet e kënaqur që pati mundësinë për t’i ardhur në ndihmë Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë që ky proces gjyqësor të arrijë sa më shpejt në përfundime konkrete”, bëri të ditur Nick Merrill, një zëdhënës i ish-Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një deklaratë të shkurtër.

Ai saktësoi se ajo shfaqi vullnet të plotë për të paraqitur dëshminë e saj. E thënë ndryshe ajo nuk ka kundërshtuar urdhrin e policisë./

/ATSH/