Paralajmërim të ashpër ka dërguar në Ankara presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker sot të hënën, ku theksoi se, në qoftë se Turqia rikthen dënimin me vdekje, BE-ja do të ndalë procesin e anëtarësimit të të Turqisë menjëherë. Jean-Claude Juncker theksoi se Turqia akoma nuk është në gjendje të bëhet shpejt anëtare e BE-së.