Irani akuza Shqipërisë: Mos u shqetësoni për plehrat, por për terroristët që importoni

Bota

radio irani-2

Irani vijon të akuzojë Shqipërinë për pranimin e muxhahedinëve, të cilët i cilëson si grupim terrorist. Tirana, bashkë me plehrat po importon edhe terroristë, raporton radio shtetërore e Iranit.

“Cili është shkaku i pranimit të anëtarëve të grupit terrorist MEK?

Cilat janë të ardhurat materiale në shkëmbim të pranimit të këtij grupi terrorist?

Çfarë rreziku përbënë për qytetarët ardhja e këtyre terroristëve në Shqipëri?

Cili është plani dhe programi i këtij grupi terrorist?

Cilat janë aftësitë e një prej vendeve më të varfra të Evropës për të plotësuar nevojat e pjesëtarëve të këtij grupi terrorist?

Megjithëkëtë, opinioni publik i Shqipërisë gjatë tre viteve të fundit nën ndikimin e njohjes jo të drejtë, ka treguar se një çështje siç është importimi i plehrave i jep rëndësi më të madhe se sa një çështje siç është importimi i terrorizmit në territorin shqiptar! Duke lënë anash çështjen se qeveria Shqiptare a ka respektuar interesat shoqërore në vendimin e saj për të importuar terrorizimin dhe plehrat në Shqipëri apo jo, çështje me rëndësi është e ardhmja e Shqipërisë dhe fakti se rezultatet dhe pasojat e këtyre veprimeve do të jenë afatgjate për qytetarët shqiptarë. Me fjalë të tjera, pyetja themelore është kjo se në çfarë gjendje do të ndodhet vendi i Shqipërisë pas një ose disa dekadash, do të thotë në kohën kur pema e terrorizmit dhe shumë pemë të tjera si pema e plehrave, do të japin frutat e tyre???!!!”, theksohet në shkrimin redaksional të Radio Iranit.