Renzi: Të kufizohen fondet për vendet që refuzojnë emigrantët

Bota

remzi europa te ndihmoje

Anjola Hamzaj / Të gjitha vendet që refuzojnë kuotat e emigrantëve duhet të marrin më pak fonde nga Bashkimi Europian. Kështu ka deklaruar kryeministri italian Mateo Renzi të mërkurën, duke shprehur zemërim për të gjitha vendet që nuk ndihmojnë në lehtësimin e barrës së rëndë të krizës së klandestinëve.

Italia ka strehuar më shumë se 160 mijë azilkërkues, të cilët kanë mbërritur nga Afrika e Veriut në tre vitetet e fudnit nëpërmjet Mesdheut. Pesha më e madhe e kësaj krize mbahet nga Italia dhe Greqia, teksa zhvendosja e emigrantëve sipas marrëveshjes së Brukeslit është bërë pak ose aspak. Në fjalën e tij drejtuar Dhomës së Ulët të Parlamentit, Renzi u shpreh: Sipas mendimit tim, është e nevojshme që Italia të jetë promotor i një pozite të vështirë në drejtim të atyre vendeve që marrin më shumë fonde nga Bashkimi Europian dhe që shmangin angazhimet dhe detyrimet e tyre për emigratnët”.

Renzi me këtë deklaratë u referohet vendeve më pak të zhvilluara të Bashkimit Europian që thithin një pjesë të madhe të buxhetit aktual prej një trilion euro të unionit. Propozimi për buxhetin e ardhshëm, për periudhën 2021-27 është menduar të përfundojë deri në fund të vitit të ardhshëm.Polonia, Hungaria dhe shtetet e tjera ish-komuniste deklarojnë se emigrantët, veçanërisht ata që vijnë nga kulturat myslimane të Lindjes së Mesme do të shkatërrojnë shoqëritë e tyre homogjene. Qeveritë gjithashtu kundërshtojnë paguajnë gjobën përkatëse si ndëshkim ndaj refuzimit të kuotave. Në maj, Komisioni Evropian propozoi një gjobë prej 250.000 euro për person për vendet të  cilat nuk pranuan të marrin refugjatë.