WikiLeaks zbulon e-mailet tronditëse: Alienët duan të komunikojnë, Vatikani e di

1568

alienët duan te flasin me ne

WikiLeaks ka publikuar disa e-maile tronditëse. Ato janë të menaxherit të fushatës së Hillary Clinton.  Në një nga emailet e publikuar thuhet: “Jashtëtokësorët duan të ndihmojnë njerëzimin, por kanë frikë tendencat e dhunshme të njerëzve”

“Gara hapësinore po nxehet pa dyshim që jemi më afër se kurrë një lufte hapësinore. Pjesa më e madhe e satelitëve që rrotullohen rreth Tokës i përkasin SHBA-së, Kinës dhe Rusisë dhe testet e fundit të armëve anti-satelitore nuk e lehtësojnë faktorin frikë”, shkroi në vitin 2015 astronauti i ndjerë amerikan Edgar Mitchell në një e-mail drejtuar shefit të fushatës së demokratëve, John Podesta.

Sipas Mitchell, “inteligjenca jashtëtokësore jo e dhunshme që vjen nga një univers i afërt po përpiqet të ndajë energji nga pika zero me planetin tonë, por nuk do të tolerojë asnjë formë dhune ushtarake në tokë apo në hapësirë”.

Ish-astronauti i NASA-s gjithashtu shprehet se Vatikani është në dijeni të ekzistencës së inteligjencës jashtëtokësore. Në emaile ai i kërkonte stafit të kandidatit demokrat një takim për të diskutuar mbi zbulimin e kësaj çështjeje. Nuk duket rastësi që në fillim të këtij vitit menaxheri i fushatës së tanishme të kandidates demokrate e bindi Hillari Klintonin që të deklasifikonte arkivat mbi UFO-t, nëse fiton presidencialet e SHBA-së.

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: