Ndocaj takim me emigrantët, kryetarin e bashkisë, inaguron shkolla shqipe

Emigracioni

ndocaj takim me emigrantet ne itali

Alban DACI  /   Deputeti Ndocaj mori pjesë në një super takim me emigrantët shqiptarë në Macerata të Italisë.

Ky takim është organizuar nga shoqatat shqiptare që po bëjnë një punë të mrekullueshme, për përfaqësimin dinjitoz të shqiptareve dhe po ashtu edhe për përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe, duke hapur plotë shkolla shqipe. Deputeti foli me ta për punën dinjitoze që po bën në Parlament për votën e Emigrantëve. Shumica e të pranishmëve do të jenë të pranishëm në Samitin e Diasporës, por ishin të shqetësuar për çensurë nga organizatorët. Kjo duke u nisur nga eskperiencat e turpshme që kanë pasur shoqatat shqiptare me ministrin Bushati, që i ka çensuruar në të gjitha takimet që ka organizuar. Ndocaj me këtë rast inaugurojë edhe shkollën shqipe, ku femijët e emigrantëve do të mësojnë shqip. Kjo është shkolla e dytë që Ndocaj inauguron vetëm brenda pak ditëve. Vetëm një javë më parë inaugurojë shkollën shqipe në Rovereto në Trento.

Sot, Ndocaj takim me Kryetarin e Bashkisëtakimi me kryetarin e bashkise

 

Deputeti Ndocaj bëri edhe një vizitë në Komunën e Montappone-s.ku u mirëprit nga vetë kryetari i Bashkise, z. Mauro Ferranti.  Ndocaj ishte i shoqëruar nga z. Gjata, një biznesmen i rëndësishëm tashmë i famës ndërkombëtare për prodhimin e kapeleve në Montappone. Deputeti Ndocaj e falenderojë Kryetarin e Bashkisë për mikpritjen, e foli me të për rolin e rëndësishëm të komunitetit shqiptar në Montappone, ku një shëmbull i mirë janë edhe vëllezerit Gjata. Pas pritjes në Bashki, deputeti Ndocaj merr pjesë edhge në një dreke bamirësie të organizuar nga vëllezerit Gjata me Komunitetin Shqiptar e me disa shoqata shqiptare. Fondet e mbledhura do të shkojnë në favor të familjeve shqiptare që janë goditur nga tërmeti i disa muajve më parë.