Rama: S’jam aspak i kënaqur me veten dhe qeverinë…

Aktualitet

ma ne facebook-2

Përmes Facebook, kryeministri Edi Rama foli për buxhetin e vitit 2017, i miratuar ditën e enjte në Kuvend. Sipas shefit të Qeverisë, nga ky buxhet përfitojnë familjet shqiptare nga rritja e pagave dhe pensioneve.

“Buxheti i miratuar këtë javë është një arritje shumë e rëndësishme. Pas përpjekjeve të mëdha dhe mundimesh jo të vogla. Një ndër treguesit më kuptimplotë është postimi 100 mln dollarë nga arka e shtetit në arkën e pensionistëve. Rritja më e lartë e rrogave dhe pensioneve përgjatë gjithë qarkut prej 25 vitesh. në 8 vite u spostuan nga arka e shtetit në arkën e familjeve 124 mln dollarë gjithsej. Vetëm me këtë buxhet në një vit spostojmë 100 mln dollarë. Kemi postuar 440 mln dollar në 4 vjet. Rritje të rrogave për policinë e Shtetit. Mos harroni se na është dashur të shlyejme një mal 720 mln dollarë boxhe të fshehur mbi tavolinë sa morum detyrën. Ne mundësuam shmangien e greminës financiare. Sot kemi ekonomi që do të rritet 3.3­3.5 %. Do kemi më shumë zhvillim dhe më shumë mirëqenie. E kishim në fyt lakun e taksës së sheshtë”, tha Rama.

Nga ana tjetër Rama theksoi se do të rritet lista e barnave të rimbursushme dhe se 600 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga skema e re. Por ju lut qytetarve ta besojne kur thote se eshte ai me i pakenaquri me punen e pamjaftueshme deri me tani te qeverise qe ai drejton.

“Nuk jam aspak i kënaqur me veten dhe qeverinë që drejtoj dhe nuk dua në asnjë menyre të mendoni se shihni ça pune të hatashme kemi bërë. ‘Çohu në këmbë dhe brohorit” Aspak, madje perkundrazi jam unë njeriu më i pakënaqur nga te gjithe ju dhe ju lutem ta besoni kete. Unë e di se sa shumë njerëz janë ende larg rrugës së ndryshimit rrënjësor, deri në fshatin më të largët dhe vendin më të largët. E di se sa kanë nevojë shqiptarët që kanë nevojë për këtë shtet. Arritjet dhe rezultatet janë tërë rëndësishme që ti ndajmë me njëri­tjetrin me fakte dhe shifra reale. Na ndihmon. Për Shqipërinë e gjeneratës tjetër, për mos të humbur gjeneratën tjetër”, tha kryeministri.