Presidenti Nishani dekreton datën, më 18 qershor mbahen zgjedhjet parlamentare

Lajme

nishani-votimet

Tiranë – Qytetarët shqiptarë pritet t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur deputetët që i përfaqësojnë nga viti 2017 deri në 2021 në Kuvendin e Shqipërisë.

Kjo pasi ditën e sotme ka dekretuar që data e zgjedhjeve parlamentare të jetë më 18 qershor të vitit që vjen.

Dekret

Për caktimin e datës së zgjedhjeve për kuvendin

Në mbështetje të nenit 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1 dhe 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

Dekretoj

Neni 1

Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 18 qershor 2017.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 9883