Athinë, sulmohen zyrat e PASOK-ut, plagoset një polic

Greqi

Persona të armatosur qëlluan me kallashnikov kundër një autobusi të policisë jashtë zyrave të partisë opozitare greke PASOK në Athinë, rreth orës 06:18 të mëngjesit. Ngjarja  erdhi vetëm pak minuta pas ndërrimit të rojeve jashtë zyrave të partisë politike greke, në rrugën “Harilao Trikupi”. Një polic 33-vjeçar është plagosur në gjoks i cili ndodhej brenda makinës së policisë MAT dhe është babai i tre fëmijëve. Theksohet se sulmin e pare kjo organizatë e ka bërë përsëri më 25 maj të 2014 në zyrat e PASOK-ut